Vlorë, zbulohen e asgjësohen 13 parcela me 702 rrënjë marijuanë

Postuar në 05 Korrik, 2014 06:51

Policia e Vlorës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 702 rrënjëve kanabis sativa në komunën Vllahinë të Vlorës.

Kështu nga kontrollet e ushtruara në territorin e e fshatit Penkovë të komunës Vllahinë,  në vendin e quajtur “Përroi i Penkovës”, u zbuluan dhe u asgjësuan 4 parcela të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa. Në këto parcela u gjendën 302 bimë narkotike me lartësi nga 1 m - 1.5 m.

Gjithashtu po në komunën Vllahinë, në fshatin Gorrisht në vendin e quajtur “Përroi i  Mërtiraj”, u zbuluan dhe u asgjësuan 9 parcela të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa, të cilat kishin 400 bimë narkotike me lartësi nga 80 cm - 1.80 c m.

Ndërkohë nga verifikimet e para te kryera nga ana e policisë ka rezultuar se toka ku eshte kultivuat lenda narkotike ka qene toke publike. Po ashtu po punohet për zbulimin e autorëve përgjegjës, ndërsa materialet e sekuestruara i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.