Pogradec, AKU kontrolle në lokalet pranë liqenit për sigurinë ushqimore.

Rritja e ndjeshme e turistëve të cilët frekuentojnë plazhin e qytetit të Pogradecit ka bërë që autoriteti kombëtar i ushqimit të ndërmarrë një aksion në bare, restorante dhe fast food përgjatë vijës liqenore.
Aksioni i cili ka në fokus të tij garantimin e sigurisë të ushqimit që konsumojnë qytetarët është përqendruar në 30 subjekte ku në 13 prej tyre janë konstatuar parregullsi. Sipas kreut të AKU-së shkeljet konsistojnë në mungesën e dokumenteve dhe kushteve higjeno-sanitare.
Sipas të dhënave aksioni do të shtrihet kryesisht edhe në zonat e tjera turistike përfshi këtu pikën turistike të Dardhës, Voskopojës, si dhe subjektet buzë liqenit të Prespës.
Add new comment