Itali, shqiptari ther me thikë fqinjin shqiptar, vdes 23-vjeçari

Postuar në 05 Korrik, 2014 07:07

 Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë mizorisht nga fqinji i tij në Broni të Iltaisë, gjithashtu shqiptar, duke e therur me thikë në gjoks në hollin e banesës ku jetonte. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme pas një grindje të dhunshme mes tyre. I riu, Novi Kaçorri, u transportua me urgjencë për në spital, por me gjithë kujdesin mjekësor, shqiptari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
 
Sipas mediave italiane, dy shqiptarët kanë debatuar për një cështje të vjetër mes tyre, dhe kjo është një nga pistat mbi të cilat policia po përqendron hetimet e saj.

Autori u largua menjëherë pas krimit, ndërsa karabinierët thonë se është bërë identifikimi i autorit të vrasjes dhe po punohet për kapjen e tij. Policia ka marrë deri më tani dëshminë e të dashurës dhe motrës të të riut të vrarë, dhe gjithashtu po punon dhe për të rindërtuar ngjarjen për të zbuluar kështu motivin e këtij sulmi të dhunshëm që i mori jetën të riut shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.