Arkiv-Lajme të përditësuara

Vlorë, INUK aksion në Selenicë priten të prishen 19 objekte pa leje.

Postuar në 30 Qershor, 2014 09:33

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur ditën e sotme një aksion për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme në Selenicë të Vlorës.

Mësohet se gjatë këtij aksioni priten të prishen rreth 19 objekte pa leje, kryesisht shtesa pallatesh dhe njësi biznesi që kanë zënë hapësirat e përbashkëta, lulishte dhe trotuare.

Aksioni i INUK, vjen në kuadër të projektit për rikonceptimin e qendrës së qytetit. Deri më tani nuk raportohen protesta nga ana e pronarëve të objekteve.

KLD emëron gjyqtare në Tiranë këshilltaren e Halimit dhe Nokës.

Postuar në 30 Qershor, 2014 09:32

Këshilli i Lartë i Drejtësisë në një mbledhje me dyer të mbyllura shkel procedurat e emërimeve në 4 vendet vakant të gjykatës Civile në Tiranë për të emëruar ish-shefen e kabinenit të dy ministrave të kabinetit Berisha, Eduard Halimi të Drejtësisë dhe Flamur Noka të Ministrisë së Brendshme. Halluni dhe Çomo braktisin mbledhjen.  Thellohet edhe më tej përplasja mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Naço denoncon votimin antiligjor të KLD-së.

Barroso: Lazarati, sukses që u vlerësua nga BE, mos e politizoni.

Postuar në 30 Qershor, 2014 06:08

Presidenti i Komisionit Europian, nga Tirana vlerësoi aksionin e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit në fshatin e Lazaratit, si një hap të rëndësishëm në luftën kundër trafikut të drogës, hap i cili sipas tij u njoh nga Bashkimi Europian dhe u konkretizua me vendimin pozitiv për dhënien e statusit të kandidatit.
 
Gjatë konferencës së mbajtur me kryeministrin Rama, numri një i Komisionit Europian, tha se lufta ndaj drogës nuk duhet të politizohet dhe aksioni duhet të vijojë më tej me sekuestrimin e aseteve.
 

Rasti 'Monstra', Shkupi burg përjetë shqiptarëve që vranë 5 maqedonas.

Postuar në 30 Qershor, 2014 06:05

Në një proces të montuar nga organi i akuzës, Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dhënë masën burg të përjetshëm për të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.  Vetëm njëri nga të akuzuarit Rami Sejdini është shpallur i pafajshëm.
 

Rinas, kapet turku, kërkohej nga drejtësia zvicerane për trafik droge.

Postuar në 30 Qershor, 2014 03:33

Një 68-vjeçar turk është arrestuar nga policia në aeroportin e Rinasit pasi kërkohej nga autoritetet zvicerane.

Aliriza Gurbuz vinte me linjat ajrore nga Turqia, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për trafik droge.

Për arrestimin e të kërkuarit nga Zvicra është njoftuar Interpol.

Lazarat, pranga një të kërkuari, në banesë iu gjetën mitraloz e drogë.

Postuar në 30 Qershor, 2014 03:30

Në ditën e 15 të superaksionit policor antikanabis në fshatin e Lazaratit, një tjetër person i shpallur në kërkim ka përfunduar në prangat e efektivëve blu.

Mësohet se i arrestuari është Edmond Bocia, 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu zbuluan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 mitraloz i lehtë, 1 armë zjarri kallashnikov, rreth 550 fishekë si dhe një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

A u neglizhua vrasja e bankierit Artan Santo? 4 policë nën hetim.

Postuar në 30 Qershor, 2014 03:28

Pjesë e hetimeve të Prokurorisë, në zbardhjen e elementeve të vrasjes së biznesmenit 58-vjeçar Artan Santo, janë edhe veprimet dhe mosveprimet e 4 efektivëve, 2 të policisë rrugore dhe 2 të sallës operative të Policisë së Tiranës në detyrë paraditen e të enjtes kur ndodhi krimi.

Për hetimin e punonjësve të policisë janë angazhuar edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Drejtoria e Standarteve Profesionale.

Tiranë, pranga 59 vjeçarit instruktor autoshkolle, i dënuar për korrupsion.

Postuar në 29 Qershor, 2014 15:23

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 59 vjeçar, instruktor autoshkolle i akuzuar për korrupsion pasiv.

Sipas policisë, i arrestuari është Abas Hyseni, 59 vjeç banues në Tiranë dhe profesion instruktor autoshkolle. Mësohet se ndaj Hyseni ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës, për veprat penale “Ushtrimi te ndikimit te paligjshem ndaj persovane që ushtrojne funksione publike” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”.

Tiranë, të shtëna me armë zjarri dyshohet është qëlluar në ajër.

Postuar në 29 Qershor, 2014 15:20

Të shtëna armësh raportohen sot në mbrëmje në Tiranë, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Mësohet se të shtënat raportohen të jenë dëgjuar pranë ish-parkut të autobusëve në kryeqytet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa deri më tani nuk raportohen të lënduar. Po ashtu bëhet e ditur se nga policia nuk janë gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes, duke dyshuar kështu se të shtënat kanë ndodhur në ajër pas ndeshjes së Kupës së Botës mes Holandës dhe Meksikës.

Policia, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe zbulimin e autorëve përgjegjës.

Bruksel, Harito: Bashkëpunim ndërajonal në fushën e inovacionit.

Postuar në 29 Qershor, 2014 12:26

Ministrja e Inovacionit Milena Harito, gjatë konferencës së organizuar  në Bruksel, për Strategjinë Evropiane të Rajonit të Adriatikut dhe Jonit, shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për bashkëpunim të ngushtë me shtetet e rajonit në fushën e inovacionit.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm Sekretari i Pergjithshëm i Komitetit të Rajoneve Spinaci, Drejtoresha e Autoritetit Menaxhues të Programit IPA Adriatica, Di Salvatore; Presidenti i Rajonit të Adriatikut-Jonit Jakovic, Drejtori i Bankës Evropiane për Investime, Carano, etj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara