Tiranë, pranga 59 vjeçarit instruktor autoshkolle, i dënuar për korrupsion.

Postuar në 29 Qershor, 2014 15:23

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 59 vjeçar, instruktor autoshkolle i akuzuar për korrupsion pasiv.

Sipas policisë, i arrestuari është Abas Hyseni, 59 vjeç banues në Tiranë dhe profesion instruktor autoshkolle. Mësohet se ndaj Hyseni ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës, për veprat penale “Ushtrimi te ndikimit te paligjshem ndaj persovane që ushtrojne funksione publike” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”.

Arrestimi i tij erdhi pas verifikimeve të kryera nga ana e Prokurorisë për veprat e mësipërme penale, si dhe pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.