Bruksel, Harito: Bashkëpunim ndërajonal në fushën e inovacionit.

Ministrja e Inovacionit Milena Harito, gjatë konferencës së organizuar në Bruksel, për Strategjinë Evropiane të Rajonit të Adriatikut dhe Jonit, shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për bashkëpunim të ngushtë me shtetet e rajonit në fushën e inovacionit.
Në këtë konferencë ishin të pranishëm Sekretari i Pergjithshëm i Komitetit të Rajoneve Spinaci, Drejtoresha e Autoritetit Menaxhues të Programit IPA Adriatica, Di Salvatore; Presidenti i Rajonit të Adriatikut-Jonit Jakovic, Drejtori i Bankës Evropiane për Investime, Carano, etj.
Ministrja Harito në fjalën e saj theksoi se Shqipëria në këtë
program
ka rolin e koordinatorit për zhvillimin territorial. Harito ndër të tjera tha se duhet fokusim në mënyrën se si inovacioni und të ndihmojë në integrimin e politikave lokale e rajonale.
“Shqipëria në këtë program ka rolin e koordinatorit për zhvillimin territorial. Bashkëpunimi për zhvillimin territorial është multidimensional. Ndër të tjera duhet të fokusohemi në mënyrën se si inovacioni mund të ndihmojë në integrimin e politikave lokale dhe rajonale të cilat mund të shndërrohen në motor zhvillimi në një shkallë makro-rajonale”. theksoi Harito
Strategjia Evropiane për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit konsiston në konsolidimin e bashkëpunimit midis 8 vendeve të rajonit (Itali, Slloveni, Bosnje-Hercegovine, Serbi, Mal i Zi, Greqi, Shqiperi), falë programesh të ndryshme Europiane dhe rajonale të cilat nxisin iniciativat në rajonin e Adriatikut dhe Jonit.
Kjo strategji ka për qëllim zhvillimin ekonomik dhe social të zonës dhe krijimin e një bashkëpunimi sa më të ngushtë ndër rajonal të vendeve, në mënyrë që të përmirësohen politikat e përbashkëta të zonës dhe transferimi i njohurive dhe praktikave më të mira.
Me rastin e vizitës së saj në Bruksel, Ministrja Harito, kreu edhe disa takime, ndër të tjera me Paquet, Drejtor për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit në Komision Evropian. Në këtë takim u diskutuan prioritetet e MIAP dhe mënyrat e asistencës financiare për implementimin e tyre.
Add new comment