Rasti 'Monstra', Shkupi burg përjetë shqiptarëve që vranë 5 maqedonas.

Në një proces të montuar nga organi i akuzës, Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dhënë masën burg të përjetshëm për të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Vetëm njëri nga të akuzuarit Rami Sejdini është shpallur i pafajshëm.
Trupi gjykues vendosi mbi bazën e aktakuzës së ngritur nga prokuroria për këtë rast të koduar “Monstra”, ku gjashtë shqiptarët akuzohen për vepër terroriste si autorë të kryerjes së krimit makabër që ndodhi më 12 prill 2012 në liqenin artificial Smilkovc në periferi të Shkupit, ku u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar maqedonas nga fshati Radishan i Shkupit. Procesi gjyqësor ka filluar më 20 dhjetor 2012, pas hetimeve disa mujore. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Haziri dhe Sami Luta. Por dy nga të dënuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç janë në burg në Prishtinë, ku janë të dënuar për armë pa leje dhe se procedura për esktradimin e tyre është në vijim e sipër. Gjatë seancës avokatët mbrojtës kanë thënë se dëshmitë s`kanë të bëjnë me aktakuzën.
Add new comment