Arkiv-Lajme të përditësuara

Fajësia e kushërinjve Gjozi për vrasjen e Santos, priten tabulatet.

Postuar në 03 Korrik, 2014 03:26

Zbardhja e vendodhjes së Klodian dhe Sajmir Gjozit, në momentin e atentatit, me anë të antenave të telefonisë celulare të do të jetë vendimtare për fajësinë e tyre në vrasjen bankierit Artan Santo dhe për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë të ndodhur në datën 26 qershor. Policia e Shtetit dy ditë më parë bëri të ditur se, gjatë ekspertimit në duart dhe trupin e dy kushërinjve të arrestuar në Fushë Krujë janë gjetur mbetje baruti.

Transporti urban, Berisha: Mashtrimi i radhës ndaj invalidëve.

Postuar në 02 Korrik, 2014 16:59

Ish-kryeministri Berisha përmes rrjetit social “Facebook” ka sulmuar qeverinë se ka vendosur heqjen e transportit falas për invalidët. Sipas tij ky është një vendim që vjen pas rritjes së çmimit të naftës me 10% që për rrjedhojë ka sjellë edhe rritje të biletave të transportit.
 
Për ish-kryeministrin Berisha me këtë vendim invalidëve u hiqet edhe ajo mbështetje që e kanë fituar me ligj.
 

Vlorë, dy të rinj i merr rryma e detit përfundojnë në ishullin e Sazanit.

Postuar në 02 Korrik, 2014 16:57

Dy të rinj që po lundronin me varka me pedale në plazhin e Vlorës, i ka marrë rryma e detit dhe kanë përfunduar në ishullin e Sazanit.

Mësohet se të rinjte, të moshës 14 dhe 15 vjeç dhe me inicialet M.P dhe A.R, kanë qenë duke lundruar në det të hapur që prej pasdites, dhe rryma e detit, i ka shtyrë drejt ishullit të Sazanit.

Mister në Durrës, 22 vjeçari hidhet nga kati i pestë, gjen vdekjen.

Postuar në 02 Korrik, 2014 09:26

Një 22 vjeçar është hedhur nga ballkoni i katit të pestë në Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme.

Policia ka thënë se më date 02,07.2014, ora 03.30, në lagjen nr 13 Plazh Sektori Iliria është hedhur nga kati i pestë i banesës shtetasi E.B., 22 vjeç, me banim të përkohshëm në lagjen nr 13 Plazh Durrës.

Policia ka thënë se është ngritur grupi i hetimit ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë te rrethanave të kësaj ngjarje.

Arrestohet i kërkuari për mashtrim, Kapet pranë 21 dhjetorit 50-vjeçari.

Postuar në 02 Korrik, 2014 09:17

Policia e kryeqytetit ka arrestuar sot një 50-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritet e vendit për mashtrim.
 
Nga ana e Seksionit të Kërkimit është bërë arrestimi i 50-vjeçarit Demir Shaba.
 
Mësohet se kapja e tij u bë pasi ishte i kërkuar sepse dyshohet se i ka marrë shumën prej 650 euro një shtetasi duke e mashtruar.
 
Sipas njoftimit të policisë materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprën penale të "Mashtrimit".

Tahiri: Ai që ka vrarë Santon ka dashur të bëjë zhurmë.

Postuar në 02 Korrik, 2014 05:24

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri është shprehur për herë të parë publikisht, për vrasjen e bankierit Artan Santo më 26 Qershor, në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Sipas Tahiri, hetimet për ekzekutimin e Santos nga dy personat që u fiksuan nga kamerat e sigurisë me motor dhe me skafandra, janë të vështira. Por ai që e ka vrarë, thotë Tahiri, -ka dashur të bëjë zhurmë”.
 
Nga komisioni i Ligjeve ku raportoi për projektiligjin për përdorimin e armëve dhe paketën e sigurisë publike, ministri Tahiri kërkoi që lufta e Policisë së Shtetit ndaj krimit të mos politizohet.  

Vlorë, 32-vjeçari vetëvaret në qelinë e paraburgimit, rrahu me levë gruan.

Postuar në 02 Korrik, 2014 05:20

Është gjetur i vetëvarur në qelinë e paraburgimit në Vlorë,  32-vjeçari Ervis Hysi.  Sipas policisë ai është gjetur i varur me çarçaf nga gardianët e paraburgimit në qytetin e Vlorës. Hysi është arrestuar nga policia në 13 maj  për veprën penale “Dhunë në familje”.  32-vjeçari  banues në lagjen “24 maj” në Vlorë, të dielën e 11 majit, ka marrë bashkëshorten e tij A. H. 24 vjeç dhe fëmijën e tyre nga banesa e prindërve të saj, e ka çuar në periferi të fshatit Kotë ku ka ushtruar dhunë ndaj saj.
 

Grabitja në Rrugën e Kombit një në pranga dy në kërkim.

Postuar në 02 Korrik, 2014 02:49

Një në pranga dhe dy persona janë shpallur në kërkim për grabitjen e një pikë karburanti të ndodhur në zonën e Repsit në Mirditë.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Lezhës, bënë të ditur mbrëmë se, në pranga ka rënë Fatmir Tirtja, 30 vjeç nga Oroshi i Mirditës. Ndërkaq në janë shpallur në kërkim dy kushërinjtë e tij Martin dhe Elion Tirtja përkatesisht 30 dhe 33 vjeç. 10 ditë pas grabitjes me armë dhe maska të pikës së karburantit në Rrugen e Kombit në Reps të Mirditës, policia ka mundur të identifikojë autorët.

Përgjimi, si ia mori 100 mijë € biznesmenit, 29-vjeçari fierak.

Postuar në 02 Korrik, 2014 02:46

 Ledjon Muçaraku, i riu nga Fieri që kishte mundur të ngrinte një skemë piramidale duke mashtruar rreth 900 persona, është hetuar fillimisht për akuzën e pastrimit të parave, por më pas njësia hetimore Task-Forcë në Fier ka kuptuar se kishte të bënte me një mashtrues.

Kamëz, i grabisin 5 mijë euro pranë banesës në rrugën “Berisha”

Postuar në 02 Korrik, 2014 02:43

Rreth 5 mijë euro është shuma që i është grabitur një personi pranë banesës së tij. Grabitja ndodhi mëngjesin e sotëm në Kamëz, në rrugën “Berisha”.
 
Arben Kosiqi, i cili dyshohet se punon për kambist, u grabit pranë banesës së tij, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara