Vlorë, dy të rinj i merr rryma e detit përfundojnë në ishullin e Sazanit.

Dy të rinj që po lundronin me varka me pedale në plazhin e Vlorës, i ka marrë rryma e detit dhe kanë përfunduar në ishullin e Sazanit.
Mësohet se të rinjte, të moshës 14 dhe 15 vjeç dhe me inicialet M.P dhe A.R, kanë qenë duke lundruar në det të hapur që prej pasdites, dhe rryma e detit, i ka shtyrë drejt ishullit të Sazanit.
Të rinjtë kanë dhënë sinjalin SOS, dhe në ndihmë të tyre ka shkuar Delta Force, e cila ka shkuar në ndihmë të tyre. Efektivët e Delta Force, bënë të mundur rikthimin e tyre në Vlorë dhe marrjen e masave për sigurinë e tyre shëndetësore. Pasi u morën në pyetje të rinjtë u lanë të lirë.
Add new comment