Arkiv-Lajme të përditësuara

Veliaj në Gjermani nënshkruan marrëveshje për arsimin profesional 

Postuar në 25 Qershor, 2014 12:48

Veliaj ka nënshkruar një marrëveshje për arsimin profesional në ditën e dytë të vizitës së tij në Gjermani. Marrëveshja e  bashkëpunimit është arritur me Institutin për Arsim dhe Formim Profesional të Landit të Hamburgut dhe Zyrës gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).  Sipas marrëveshjes Gjermania do të japë eksperiencën e saj për ringritjen e shkollave profesionale shqiptare.
 

Korçë dhe Dibër, karkaleci dëme të konsiderueshme në bujqësi

Postuar në 25 Qershor, 2014 07:43

Prej muajsh karkalecat po sulmojnë të mbjellat në fshatin Pulahë të Korçës. Bëhet fjalë për sipërfaqe të tëra të cilat janë përfshirë nga karkaleci i cili është duke dëmtuar kultura të ndryshme bujqësore.
 
Alarmi i ngritur në mënyrë të përsëritur prej tyre ka detyruar Drejtorinë e Bujqësisë të shpërndajë një sasi preparati për të luftuar insektin, por për banorët kjo është e pamjaftueshme.
 
Ata thonë se janë detyruar të organizohen vetë duke blerë insekticidin dhe bëjnë vetë edhe spërkatjen në zonat e infektuara.
 

Krujë, vijon aksioni anti-kanabis asgjësohen 2300 rrënjë të tjera

Postuar në 25 Qershor, 2014 07:41

Vijon me të tjera rezultate operacioni mbi goditjen e rasteve te kultivimit të bimës narkotike Kanabis Sativa në territorin e rrethit Krujë.
 
Sipas njoftimit të policisë mësohet se parcelat janë konstatuar nga shërbimet në terren në Komunën Nikel, e konkretisht në total janë sekuestruar dhe asgjësuar një sasi prej 2300 rrënjë bimë narkotike
 
 
Tek kodrat e fshatit Zezë, në anën veriore të liqenit të Vrionit janë gjetur 350 rrënjë bimë kanabisi, në bregun lindor të këtij liqeni u gjetën 9 parcela të tjera dhe 2 sera me 1870 rrënjë.
 

Berat, permbyset traktori, vdes 6-vjeçarja, ngjarja aksidentale

Postuar në 25 Qershor, 2014 07:38

Një  vajzë 6-vjeçe ka ndërruar jetë në qytetin e Beratit pas një aksidenti. Flabiana Palla kishte shkuar me gjyshin me traktor për të punuar tokën dhe si pasojë e lageshtirës së rrugës traktori ka rreshqitur.
 
Gjyshi Musa Halili, 58-vjeç është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Beratit, jashte rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin "Shegjës",të komunës Lumas.
 
Në vendin e ngjarjes mbërritën më pas eksprtë të policisë, të cilët e klasifikuan ngjarjen si aksidentale.

Maskat godasin sërish, grabitet  56- vjeçari në Rrugën e Kombit

Postuar në 25 Qershor, 2014 07:33

Tjetër grabitje në “Rrugën e Kombit”. Persona të maskuar edhe me armë ndaluan 56-vjeçarin me inicialet F.GJ banues në Tiranë i cili po lëvizte me mjetin e tij duke i marrë këtij të fundit nën kërcënimim e armëve automjetin si dhe 10 mijë lekë të reja.

Pasi u larguan, grabitësit kanë braktisur mjetin në aksin Laç-Lezhë, ndërsa pikërisht në këtë vend mjeti u gjend nga policia.  Uniformat blu njoftojnë nisjen e hetimeve për identifikimin dhe kapjen e tre grabitësve të maskuar.
 
Dy ditë më parë në “Rrugën e Kombit” u grabit të një pike karburanti.

Lazarat, gjenden të hedhura armët me të cilat u qëllua ndaj policisë

Postuar në 25 Qershor, 2014 03:32

Policia ka gjetur një arsenal armësh të braktisura pranë varrezave të qytetit të Gjirokastrës. Mësohet se armët janë gjetur nga efektivët e policisë nga kontrolli përreth Lazaratit.

Nga blutë e Gjirokastrës bëhet e ditur se mes armëve të sekuestruara ka predha, mortaja dhe bomba.

Policia ka nisur hetimet intensive pasi dyshohet se armët e gjetura në këtë zonë janë të njëjtat armë që janë përdorur ndaj policisë në aksionin në Lazarat kundër kultivimit të kanabisit.

Shtyhet për në 2 korrik gjyqi ndaj Frrokut, mungonte një dëshmitar

Postuar në 25 Qershor, 2014 03:32

Seanca gjyqësore ndaj Arben Frrokut është shtyrë sërisht, pasi mungonte një dëshmitar. Në seancën e sotme nuk kishte ardhur Arben Ndoka, i cili nuk ishte njoftuar nga Prokuroria.
 
Kështu, seanca ndaj të pandehurit Frroku është shtyrë për në datë 2 korrik.  

Vlorë, asgjësohen 450 rrënjë kanabis, hetohet për kultivuesit

Postuar në 25 Qershor, 2014 03:29

Vijon aksioni i policisë  i shtrirë në të gjithë vendin për eliminimin e bimëve narkotike të kultivuara në disa zona. Blutë e qytetit bregdetar kanë asgjësuar rreth 430 rrënjë kanabis sativa të mbjella në 4 parcela të ndryshme.

Policia bën të ditur se parcelat me kanabis janë gjetur në fshatin Lapardha dhe sa ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të kultivimit të bimës narkotike.
Pas identifikimit të parcelave me kanabis, policia e Vlorës ka bërë asgjësimin e tyre me anë të djegies.  

Kakavijë,pranga 37-vjeçares,tentoi të jepte ryshfet për të kaluar në Greqi

Postuar në 25 Qershor, 2014 02:29

Një 37-vjeçare shqiptare është arrestuar në pikët kufitare të kalimit doganor në Kakavijë, pasi tentoi të jepte ryshfet për të kaluar në Greqi. Shqiptarja ishte e pajisur me pasaportën e re biometrike, por ishte false.
 
Sipas mediave greke, shqiptarja u përpoq t’i jepte policit grek 100 € për të kaluar në Greqi me pasaportë false.
 
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
  

Policia kap 200 klandestinë shqiptarë duke kaluar nga Franca në Britani

Postuar në 25 Qershor, 2014 01:55

Rreth 200 shqiptarë pa dokumente që kishin për synim depërtimin klandestin nga Franca në Britaninë e Madhe janë kapur nga policia franceze javën që klaoi. Bashkv me ta polcia ka arrestuar edhe 12 persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, ku ndodheshin emigrantë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Kontabandistët u merrnin 7-10 mijë euro për person. Madje, sipas "Presheva Jonë" një famlije shqptare me 4 fëmijë ka paguar 15 mije euro per të kaluar nga Fraca në Britani të Madhe.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara