Lazarat, gjenden të hedhura armët me të cilat u qëllua ndaj policisë

Postuar në 25 Qershor, 2014 03:32

Policia ka gjetur një arsenal armësh të braktisura pranë varrezave të qytetit të Gjirokastrës. Mësohet se armët janë gjetur nga efektivët e policisë nga kontrolli përreth Lazaratit.

Nga blutë e Gjirokastrës bëhet e ditur se mes armëve të sekuestruara ka predha, mortaja dhe bomba.

Policia ka nisur hetimet intensive pasi dyshohet se armët e gjetura në këtë zonë janë të njëjtat armë që janë përdorur ndaj policisë në aksionin në Lazarat kundër kultivimit të kanabisit.

Gjithashtu bëhet e ditur se policia po ushtron një kontroll më të imtësihëm në këtë zonë pasi dyshohet se një pjesë e armëve  janë hedhur në lumin Drino. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.