Policia kap 200 klandestinë shqiptarë duke kaluar nga Franca në Britani

Postuar në 25 Qershor, 2014 01:55

Rreth 200 shqiptarë pa dokumente që kishin për synim depërtimin klandestin nga Franca në Britaninë e Madhe janë kapur nga policia franceze javën që klaoi. Bashkv me ta polcia ka arrestuar edhe 12 persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, ku ndodheshin emigrantë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Kontabandistët u merrnin 7-10 mijë euro për person. Madje, sipas "Presheva Jonë" një famlije shqptare me 4 fëmijë ka paguar 15 mije euro per të kaluar nga Fraca në Britani të Madhe.

Në mesin e 200 klandestinëve shqiptare, rreth 60 për qind fëmijë(?!)
Këtij rrjeti kriminelësh i printe kosovari i cili u arrestua në Saint–Malo, pas të cilit qëndronte një bandë prej 12 vetash, përfshirë këtu marinsa, peshkatarë nga Côtes-d’Armor. Ishte aty edhe një shef i një ndërmarrje Lamballe (Côtes-d’Armor) i cili po ashtu është arrestuar për kontrabandë në Saint-Brieuc, thuhet në një njoftim nga autoritetet franceze.

“Kjo bandë tarfikantësh kishte ndihmuar emigrantët pa dokumenta që të shkojnë në Angli nga të cilët ishin marrë një shumë e madhe parash. Katër persona janë akuzuar në Rennes për “të ndihmuar bandën e organizuar dhe pjesëmarrjen në një konspiracion,” ka precizuar Thierry Pocquet nga Haut-Jussé nga Prokuroria e lartë e shtetit.

Një kontrabandist është arrestuar të martën, kurse tre të tjerë, do të paraqiten para një gjykate të premten e ardhshme që besohet të jenë pjesë e organizatorëve të rrjetit.

Sipas dëshmive paraprake të mbledhura nga hetuesit, rreth aktiviteteve të tyre kriminale janë identifikuar të paktën katërmbëdhjetë udhëtime të bëra gjatë një periudhe prej 18 muaj duke ju marrë me mijëra euro emigarantëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.