Krujë, vijon aksioni anti-kanabis asgjësohen 2300 rrënjë të tjera

Postuar në 25 Qershor, 2014 07:41

Vijon me të tjera rezultate operacioni mbi goditjen e rasteve te kultivimit të bimës narkotike Kanabis Sativa në territorin e rrethit Krujë.
 
Sipas njoftimit të policisë mësohet se parcelat janë konstatuar nga shërbimet në terren në Komunën Nikel, e konkretisht në total janë sekuestruar dhe asgjësuar një sasi prej 2300 rrënjë bimë narkotike
 
 
Tek kodrat e fshatit Zezë, në anën veriore të liqenit të Vrionit janë gjetur 350 rrënjë bimë kanabisi, në bregun lindor të këtij liqeni u gjetën 9 parcela të tjera dhe 2 sera me 1870 rrënjë.
 
Në fshatin Vrion që është në kufi me Tiranën u gjetën 50 rrënjë, ndërsa në fshatin Nojë u gjetën 30 rrënjë bimë narkotike.
 
Policia ka bërë asgjësimin e të gjithë sasisë së gjetur të bimës narkotime duke e djegur.
 
Policia ka nisur hetimet për zbulimin e kultivuesve të drogës, pasi mbjellja e kanabisit është bërë në një tokë pa pronar.
 
Operacioni për kontrollin e territorit ndërkohë vijon në të gjithë Qarkun e Durrësit, deri në kontrollin e plotë të tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.