Greqi, sherr me thika mes 2 shqiptarëve dhe 3 grekëve

Dy nxënës shkolle janë plagosur gjatë një sherri me thika ku janë përfshirë 2 shqiptarë të moshës 17 dhe 19 vjeç dhe 3 grekë 16, 17 dhe 18 vjeç.
Sipas mediave greke sherri dyshohet se ka nisur për një vajzë. Gjatë përleshjeve njëri prej të rinjëve shqiptarë ka goditur me thikë 2 prej grekëve të cilët tashmë janë transferuar n spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Dy adoleshentët shqiptarë dhe greku i tretë janë arrestuar dhe janë duke u mbajtur në stacionin e Policisë në Kamaterou, ndërsa efektivët grekë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në plagosjen e dy të rinjve.
Add new comment