Lazarati, pranga 61-vjeçarit, iu gjetën në banesë 7 thasë me 82 kg drogë

Postuar në 28 Qershor, 2014 02:55

Në vijim të operacionit të policisë në Lazarat, një tjetër persona ka rënë në prangat e policisë duke e çuar në total 33 numrin e të arrestuarve. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 61-vjeçarit Ismail Buci, iu gjetën në papafingo 7 thasë me marijuanë, në një sasi totale prej 82 kilogramë.  

Gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme, u arrestuan 3 shtetas të tjerë, pasi iu gjetën në banesë lëndë narkotike.
 
Deri më tani janë arrestuar 33 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë, për shkatërrim prone.
 
Ndërkaq ditën e djeshme nga kontrollet e ushtruara në banesat e Lazaratit, është bërë e mundur zbulimi dhe asgjësimi të një sasie prej rreth 4 ton e 415.7 kilogramë kanabis sativa. Po ashtu janë sekuestruar edhe 24 automatikë dhe pushkë, si dhe 11903 fishekë të ndryshëm e një granatë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua gjithashtu edhe një automjet.
 
Nga kontrollet e ushtruara në 787 banesa në total janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 62.5 ton dhe rreth 134 mijë rrënjë kanabis sativa. Ndërkaq ditën e djeshme dy persona të tjerë pjesë e “grupit të zjarrit” janë vënë në pranga të policisë. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat, Dasho Aliko.
 
Kontrollet në fshatin Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjësimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme nga Policia e Shtetit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.