Tiranë, dy të armatosur marrin peng një person tek Zogu i Zi

Dy persona të armatosur kanë rrëmbyer mbrëmjen e sotme një tjetër person, në zonën pranë Zogut të Zi në Tiranë.
Ende nuk dihet identiteti i rrëmbyesve apo i personit të rrëmbyer, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Policia e mbërritur në vendngjarje, pasi ka bërë verifikimet paraprake të informacioneve ka shpallur në kërkim një automjet tip “Ford” me ngjyrë të zezë.
Ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Add new comment