Rrëfimi i rojes: Pashë gjithçka, po prisja t'i hapja derën shefit

Postuar në 27 Qershor, 2014 04:47

 Roja i sigurisë së jashtme të bankës Credins ka treguar gjatë marrjes në pyetje se kishte parë makinën e drejtorit të bankës Artan Santo dhe menjëherë kishte dalë nga vendroja duke pritur tek shkallë për t'i hapur derën e bankës, siç bënte zakonisht. “Ka qënë ora 09:10, kur kam parë makinën e Artan Santos. Unë kam qënë turni i parë dhe se sapo pashë makinën që erdhi nga kryeministria dhe u kthye e qëndroi afër bankës, kam dalë nga vendroja ime dhe kam shkuar tek dera e bankës, për t'ia hapur shefit.

Në këtë moment pashë që pranë makinës, nga krahu i djathtë i saj, kishte qëndruar një motor i zi me dy persona të mbuluar në kokë me skafandra, ku njëri prej tyre ka qëlluar menjëherë në drejtim të shefit,sapo ai ka hapur derën dhe ka dalë jashtë nga makina. E pashë që u rrëzua dhe këmba dorazi kapërceu dhe hyrë në trotuar ku dhe mbeti i vdekur”, ka rrëfyer roja i sigurisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.