Milot, përplasen 3 automjete 1 viktimë, plagosen 2 të tjerë.

Postuar në 23 Qershor, 2014 06:52

 Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Milo-Rrëshën, ku janë përplasur me njëra-tjetrën tre automjete.

Mësohet se viktima është Mujo Zeneli 30 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur Kujtim Lika 32 vjeç dhe Genc Lika 35 vjeç. Të plagosurit janë shoqëruar për në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Nga hetimet paraprake të policisë, bëhet e ditur se shkak për aksidentin është  bërë parakalimi i gabuar i një prej atuomjeteve, tip fuoristradë me targa angleze, e cila është përplasur me një  kamion dhe furgon pasagjerësh.

Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.