Rama: Shumë 'Gate' në gjyqësor Pas Lazaratit, radha e drejtësisë.

Pas triumfit të Lazaratit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar vendosmërinë e qeverisë për “përballje frontale” me çdo element të kriminalizuar të gjyqësorit. Atij gjyqësori që kreu i mazhorancës e vlerësoi të pakrahasueshëm me trafikantin Gate Mahmutaj, të kapur në Lazarat.
Qartazi dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë, shefi i ekzekutivit tha se qeveria është e gatshme të përballet me çdo kosto me “Gatet” e gjyqësorit që me një të rënë të çekiçit lirojnë “Gatet”.
“Derisa nuk ndahen me Gatet, të shkojnë të rrijnë te vendi i Gateve”, tha Rama nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila u mbajt kur shënohet 1 vit nga ardhja në pushtet e socialistëve.
Add new comment