Esktradohet nga Italia një 46 vjeçar i dënuar me 4 vjet burg për mashtrim

Ekstradohet në Shqipëri nga zyra e Interpolit Romë një 46 vjeçar shqiptar, i dënuar me 4 vjet burgim për veprën penale të mashtrimit, si dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas policisë, ditën e sotme është kryer ekstradimi nga Italia i shtetasit Vidi Ocelli 46 vjeç nga Devolli. Mësohet se 46 vjeçari është dënuar më 22 maj të vitit 2013 nga Gjykata e Korçës me 4 vjet burg për veprën penale të mashtrimit.
Po sipas uniformave blu, i ekstraduari Vidi Kocelli, gjatë periudhës 2007 - 2008, ka mashtruar persona të ndryshëm, duke ju marrë shuma nga 1000-3000 Euro, me pretendimin se do tu siguronte viza pune për në Itali. Pasi u merrte shumat e tilla, ai zhdukej duke humbur çdo lidhje me ta.
Ndërkaq si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, 46 vjeçari u arrestua nga autoritetet policore Italiane më 4 shkurt të këtij viti, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.
Ndërkohë në aeroportin ”Nënë Tereza” ai iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Add new comment