Sarandë, në pranga 2 doganierë lejuan kontrabandën..edhe pronari

Lejimi i kontrabandës nga Greqia në Shqipëri u ka kushtuar burgun dy doganierëve të Qafë Botës në Sarandë, që janë vënë në pranga gjatë operacionit të koduar “Kamping”. Shpend Kuçi dhe Gjon Marku janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga efektivët e Komisariatit të Sarandës, pasi janë vënë nën dy akuza. Në pranga ka rënë edhe pronari i mallrave të kontrabanduara, Vangjel Paço. Burime nga Drejtoria e Policisë së Vlorës kanë bërë të ditur mbrëmjen e djeshme, është bërë e mundur edhe arrestimi i tre personave, pas sigurimit të provave në lidhje me hetimet e nisura disa javë më parë dhe të finalizuar mesditën e djeshme.
Add new comment