Ngarkesa 'kapet' nga telat elektrikë Shkrumbohet kamioni me bar

Postuar në 24 Qershor, 2014 03:54

Një kamion i ngarkuar me bar është përfshirë nga flakët pasditen e të hënës, duke rrezikuar jetën e drejtuesit të mjetit dhe një personi tjetër që gjendej me të. Ngjarja ka ndodhur në zonës e Kodër-Kuqes në Paskuqan, ndërsa është dashur mbërritja e zjarrëfikësve për shuar flakët. Në foto duken dhe pasojat nga kjo ngjarje.

Shkak për zjarrin në kamion ka qenë kontakti me telat e korentit në shtyllat anës rrugës që po përshkonte në Kodër-Kuqe.

Drejtuesi i mjetit konstatoi flakët dhe mundi të dalë në kohë, por flakët kanë shkrumbuar plotësisht kaminonin.

Ngjarja shkaktoi probleme edhe në furnizimin e banorëve të zonës me energji elektrike, për shkak të shkëputjes që pati si pasojë e kontaktit me ngarkesën e kamionit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.