Vritet në atentat biznesmeni  Artan Santo me plumb në kokë

Postuar në 26 Qershor, 2014 04:00

Vritet në atentat mafioz biznesmeni dhe bankieri i njohur Artan Santo. Ekzekutimi është kryer në mes të ditës rreth orës 09:30 në zonën e ish-bllokut në Tiranë, në momentin që Artan Santo ka qenë duke hyrë në bankën Credins, të cilën ai e drejtonte.
 
Dyshohet se dy persona me motor dhe të maskuar kanë qëlluar me armë gjashtë herë ndaj biznesmenit, ndërsa një plumb në kokë dyshohet se ka qenë fatal duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
 
Biznesmeni 58-vjeçar, baba i dy fëmijëve, ishte drejtor i bankës Credins, aksioner i televizionit News 24 dhe televizionit Scan.

Dy atentatoret me motor dhe te maskuar
Sipas informacioneve paraprake, autorët e vrasjes së Santos duket se kanë organizuar çdo gjë në mënyrë perfekte dhe kanë ndjekur itinerarin e biznesmenit. Autorët kanë qenë të maskuar për të mos u identifikuar nga kamerat e shumta të sigurisë në këtë zonë. Ata kanë kryer ekzekutimin dhe janë larguar pa asnjë gjurmë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.