Legalizimi, Lame: 45 mijë dosje me probleme nga koha e PD-së.

Postuar në 04 Korrik, 2014 05:55

45 mijë dosje të dorëzuara nga qytetarët për të bërë legalizimin e banesave  gjatë qeverisjes së Partisë Dekookratike do të rishikohen dhe do të ribëhen matjet pasi janë të paplota. Kreu i ALUIZNIT, Artan Lame tha  se këto dosje janë me probleme, megjithatë ai ka theksuar se qytetarët që kanë një dosje të tillë do paraqiten pranë zyrave të ALUIZNIT dhe do u ribëhen matjet pa paguar asnjë gjë shtesë. 
 
“ Për 45 mijë dosje nuk mund të bëhet legalizimi pasi ose nuk janë të plota ose në to gjendet vetëm fatura e pagesës që ka bërë qytetari dhe asnjë lloj dokumenti tjetër. Nuk është bërë asnjë lloj matje. Këto dosje do fillojnë nga fillimi. Mungesa totale e përgjegjshmërisë së qeverisë së shkuar sidomos në 2013 ku u thuhej paguani faturat për letrat. U bëjmë thirrje qytetarëve të vijnë dhe ta pranojnë këtë situatë. Do bëhen matjet të reja”, tha Lame. 

Ai theksoi se për shkak të kërkesave të shumta për legalizime është krijuar fluks i madh në sportelet e ALUIZNIT dhe është miratuar shtim personeli.  Lame u bëri apel qytetarëve që të drejtohen në sportele vetëm në raste urgjente ndërsa për legalizime normale të presin në banesat e tyre pasi do jetë ekipi i ALUIZNI-t që do të shkojë në çdo shtëpi të zonave informale.

“ në 27 qershor hyri në fuqi ligji i ri i legalizimeve por hyri në fuqi në mënyrë të heshtur sepse Presidenti i Republikës nuk e dekretoi, pasi mbeti deri në fund me dyshimin të dekretonte ligjin apo ti bindej urdhrit të zotit Berisha për të bojkotuar legalizimet. Fluks i pa imagjinueshëm në sportele që kërkojnë të shqyrtojnë dosjet e tyre për legalizimet. Qeveria miratoi një shtesë të personelit. U bëj thirrje qytetarëve të presin ekipet e ALUIZNI-t që do trokasin derë më derë”, tha kreu i ALUIZNIT Artan Lame.

45 mijë dosje të dorëzuara nga qytetarët për të bërë legalizimin e banesave  gjatë qeverisjes së Partisë Dekookratike do të rishikohen dhe do të ribëhen matjet pasi janë të paplota. Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka  theksuar se këto dosje janë me probleme, megjithatë ai ka theksuar se  qytetarët që kanë një dosje të tillë do paraqiten pranë zyrave të ALUIZNIT dhe do u ribëhen matjet pa paguar asnjë gjë shtesë. 
 
 
“ Për 45 mijë dosje nuk mund të bëhet legalizimi pasi ose nuk janë të plota ose në to gjendet vetëm fatura e pagesës që ka bërë qytetari dhe asnjë lloj dokumenti tjetër. Nuk është bërë asnjë lloj matje. Këto dosje do fillojnë nga fillimi. Mungesa totale e përgjegjshmërisë së qeverisë së shkuar sidomos në 2013 ku u thuhej paguani faturat për letrat. U bëjmë thirrje qytetarëve të vijnë dhe ta pranojnë këtë situatë. Do bëhen matjet”, tha Lame. 

Ai theksoi se për shkak të kërkesave të shumta për legalizime është krijuar fluks i madh në sportelet e ALUIZNIT dhe është miratuar shtim personeli. 

Lame u bëri apel qytetarëve që të drejtohen në sportele vetëm në raste urgjente ndërsa për legalizime normale të presin në banesat e tyre pasi do jetë ekipi i ALUIZNI-t që do të shkojë në çdo shtëpi të zonave informale.

“Hyri në fuqi ligji i ri i legalizimeve por hyri në fuqi në mënyrë të heshtur sepse Presidenti i Republikës nuk e dekretoi, pasi mbeti deri në fund me dyshimin të dekretonte ligjin apo ti bindej urdhrit të zotit Berisha për të bojkotuar legalizimet. Fluks i pa imagjinueshëm në sportele që kërkojnë të shqyrtojnë dosjet e tyre për legalizimet. Qeveria miratoi një shtesë të personelit. U bëj thirrje qytetarëve të presin ekipet e ALUIZNI-t që do trokasin derë më derë”, tha kreu i ALUIZNIT Artan Lame.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.