Invalidët, reagon bashkia: Ministri mos fshihet pas sulmeve politike.

Postuar në 03 Korrik, 2014 06:42

Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Mirëqenies Sociale Erion Veliaj për transportin urban të invalidëbe. Në reagimin e bashkisë së Tiranës theksohet se ky është një akt i turpshëm i qeverisë.

Sipas bashkisë së Tiranës Qeveria duhet të marrë masa dhe të zbatojë ligjin që vetë miratoi në Kuvend.

“Ligjii i ri detyron ministrin e Mirëqenies Sociale dhe ministrinë e Arsimit të subvencionojë transportin falas dhe me tarifa te reduktuara. Ministri i paaftë nuk mund të fshihet pas sulmeve politike ndaj Bashkisë së Tiranës, pasi ligji e ngarkon atë me përgjegjësi.  Në marrëdhëniet kontraktuale mes Bashkisë së Tiranës dhe operatorëve të transportit publik është e përcaktuar qartë se ndryshimet ligjore reflektohen  menjëherë ne këto kontrata. Pra, Bashkia e Tiranës është e detyruar të zbatojë ligjin e miratuar nga qeveria”, theksohet reagimin e bashkisë së Tiranës.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.