Protesta në Maqedoni, Memeti: Apel protestuesve të jenë gjakftohtë.

Postuar në 07 Korrik, 2014 11:35

Në një lidhje telefonike për A1 Report, Avokati i Popullit në Maqedoni Ixhet Memeti shprehet se protestat janë duke u zhvilluar pasi opinionit publik nuk iu hoqën dilemat që kishte për procesin “Mostra”. Përmes televizionit të A1 Report, Memeti u bën thirrje protestuesve që të jenë gjakftohtë, ndërsa forcave të policisë u bën apel që të bëjnë detyrën duke mos ushtruar dhunë.
 
“Që në fillim ku ndodhi rasti la dilema në opinion. Gjatë zhvillimi të procesit gjyqësor dilemat nuk u hoqën, kështu që ata u dënuan. I dënoj ngjarjet e fundit, forcat e rendit  janë për të mbajtur rend. U bëj thirrje policeve të mbajnë rend ndërsa protestuesit të jenë sa më gjakftohtë. Apel që gjyqësori të bëhet më objektiv për të dënuar përgjegjësit e vërtetë, jo persona të pafajshëm.”- tha Ixhet Memeti, Avokati i Popullit në Maqedoni. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.