300 ditë qeveri Rama, Basha: Statistikat flasin për dështim.

Postuar në 07 Korrik, 2014 11:39

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se ka dështuar në këto 300 ditë qeverisje në të gjitha drejtimet. Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së Basha tha se statistikat flasin qartë për një dështim.

“Bëri mbledhje si të dielat e Eneverit. Në 300 ditët e para kemi një bilanc të përkeqësuar në fushën e ekonomisë dhe rendit. Statistrikat flasin qartë për dështimin. Mashtrim dhë dështimi karakterizojnë qeverisjen e 300 ditëve, ndërsa kjo qeveri ka mashtruar për  legalizimet dhe shëndetësinë falas, ekonomia dhe rendii janë sërish dështime”, ka thënë kryetari i PD-së Basha.

Sa i përket rendit publik, Basha tha se Rama me ministrtin e tij ka dështuar.  “Numri i vrasjeve është rritur,  aksidentet rrugore janë  rritur, gjithashtu janë rritur dhe krimet e tjera. Për ne si opozitë ka qënë e qartë se ata do ta bënin me keq rendin publik.  Ata e kanë vendosur rendin me sindromën e viti  0. Janë më keq se në vitin e fundit të qeverisjes sonë. Për në ka qënë e qartë që do bëhëj më keq që kur nisën reprezialejne ne policinë. Kemi folur dhe protestuar gjatë për narkotrafikun. Aksioni në Lazarat erdhi pas një presioni nga opozita. Ne e kemi mbështetur hapur, kemi kërkuar që kjo të vazhdojë në pjesë të ndryshme të vendit dhe në zemër të qeverisjes”, ka thënë Basha.

Sipas tij atentati i tmerrshëm mafjoz i Artan Santos ka rrëzuar përktok pseudo reformën për policinë rrugore.  “Krimi nuk e llogartit fare qeverinë”, ka theksuar kreu i PD-së.
Për ekonominë  Basha tha se të gjitha shifrat tregojnë se vendi po shkon trej përkeqësimit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.