Pezullohet dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Hysa: S’kam bërë shkelje.

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Bajram Hysa është pezulluar nga detyra pas Urdhrit të Rektorit të këtij Fakulteti, Ali Refatllari, bazuar edhe në rezultatet e auditit brenda institucionit arsimor.
Nga auditi i realizuar, sipas Rektorit Refatllari janë konstatuar abuzime financiare në Fakultetin e Mjekësisë, gjë që ka çuar në marrjen e vendimit për pezullimin e Dekanit Bajram Hysa.
“Nuk kam bërë asnjë shkelje, do ta ndjek këtë çështje. Ministria e Arsimit nuk ka dhënë ende konkluzione. Vendimi është i jashtëligjshëm do të ndjek rrugët ligjore. Nuk bëhem pjesë e klaneve të ndryshme”, u shpreh Bajram Hysa.
Add new comment