Gjirokastër, kapen 260 kg hashash

Plot 260 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar në Gjirokastër më operacionin e koduar “Erind”. Sipas policisë droga transportohej me një makinë dhe dyshohet se ka dalë nga rrethinat e Lazaratit.
Transportuesi me makinën ‘Renault’ me targa AA 243 ED për t’i shpëtuar policisë u fut në fshatin Erind por nga ndjekja, makina u përplas me derën e një shtëpie. Sipas policisë droga ishte paketuar në 24 thasë. Duke përfituar dhe nga errësira, transportuesi ka braktisur menjëherë mjetin, duke u larguar në drejtim të paditur.
Policia ka identifikuar transportuesin e drogës dhe po punon për kapjen e tij.
Add new comment