Cefa:Deklaratat e Naços, politike Sulm të paprecedentë me KLD.

Nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa, ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të ministrit të Drejtësisë Nasip Naço. Duke i quajtur këto deklarata thellësisht politike, Cefa tha se ministri i Drejtësisë me sulmin ndaj KLD justifikon pretendimet e tij përballë eprorëve.
“Jemi të shokuar nga deklaratat politike të ministrit të Drejtësisë. E prisja një reagim të tillë, për të provuar pretendimet e tij, ministrit do ti duhej një justifikim përballë eprorëve të tij. Dhe ky ishte sulm ndaj sistemit të drejtësisë. Akuzat e Naços janë të pabaza. Nuk mund të pranohet një ndërhyrje të parlamentit. Do vazhdojmë të veprojmë me shumë përgjegjësi. Reforma nuk sjell asnjë të re, por shkatërron institucionet kyçe. Këto shqetësime do ua bëjmë me dije faktorëve ndërkombëtarë”, tha Cefa.
Këto deklarata, nënkryetari i KLD-së i dha pas konferencës “Inspektimet mbi Etikën gjyqësore”.
Add new comment