“Reni i Elbasanit” një javë i zhdukur, shoqërohet e dashura.

Prej 29 Qershorit, familja e këngëtarit të muzikës tallava Renato Hamza, nuk di asgjë për fatin e 21-vjeçarit nga Elbasani. Prej së dielës, këngëtari i komunitetit egjiptian, i njohur ndryshe me pseudonimin “Reni i Elbasanit” nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij, nga momenti kur një telefonatë misterioze e nxori nga shtëpia ku jeton me prindërit dhe bashkëshorten 9-muajshe shtatzënë. Pas denoncimit të familjarëve të tij dhe dyshimeve që ata ngrinin për ish-të dashurën e tij, policia ka shoqëruar në komisariat vajzën dhe nënën e saj.
Ndërkaq, janë marrë në pyetje edhe disa perona të tjerë.
Prindërit e Renatos dhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhet në muajin e 9-të të shtatzënisë, bëjnë apel për ndihmë, dhe për gjetjen e 21-vjeçarit.
Add new comment