Itali,kapen në Puglia 2 ton drogë me vlerë 9 mln €, 4 shqiptarë në pranga

Më shumë se dy ton marijuanë me vlerë mbi 9 milionë euro, janë sekuestruar në Puglia në një gomone që vinte nga Shqipëria. Sekuestrimi i lëndës narkotike u bë i mundur në sajë të operacionit që zhvilluan forcat e policisë së Puglias në bashkëpunim në ato të Toskanës dhe Romës. Gjatë aksionit u sekuestruar edhe 537 fishekë kallanishkovi, të prodhuara në Bashkimin Sovjetik, dhe një pistoletë. Ndërkaq, u bë i mundur arrestimi i 4 korrierëve shqiptarë të drogës, të moshës 23 deri në 37 vjeç, të cilët ishin pajisur me vizë turistike. Po kështu është arrestuar një 42-vjeçare italiane me banim në Romë.
Hetimet për rastin filluan pasi një maroken me precedent të mëparshëm penal, kishte marrë me qira një furgon.
Vendosja e një përgjuesi në mjet, bëri që operacioni i policisë të përqendrohej në zonën ku ishte parashikuar të bëhej dorëzimi i lëndën narkotike.
Ndërkaq policia po vijon hetimet për personat e tjerë të përfshirë në rrjet.
Add new comment