Majko: Maqedonasit s’do t’ia dalin me dhunë ndaj shqiptarëve

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko duke komentuar protestat e ndjeshme në Maqedoni, deklaroi se shteti dhe policia maqedonase po vazhdojnë të dhunojnë shqiptarët në Shkup.
“Shteti i Maqedonisë është një vend me jetë të "dyfishtë". Ai mbijeton në një realitet që ekziston i rrethuar me buste për sllavo-maqedonasit dhe në një tjetër që u ofrohet shqiptarëve si standard i një jete nën presion”, deklaroi Majko.
Ai tha se, më 4 korrik 2014 dhuna policore goditi shqiptarët në Shkup.
Sipas tij, kjo situate është konkluzion i një qeverisje "të fortish" maqedonas që po uzurpon mjedisin e funksionimit të ligjit në vend.
“Nuk është hera e parë dhe nuk besoj se do të jetë e fundit që duan të shtypin me dhunë shqiptarët në Maqedoni. Me dhunë përballë shqiptarëve nuk ja ka dalë kush deri me sot...”, theksoi Majko.
Add new comment