Lushnjë,pallati rrezikon shembjen 15 familje mund të mbeten pastrehë.

15 familje rezidente të pallatit numër 70 në lagjen “Gafurr Muço” në qytetin e Lushnjës, janë të rrezikuara, teksa pallati rrezikon shembjen.
Shkak për këtë janë bërë punimet kryera në një banesë në katin e parë të këtij pallati.
Pronari i këtij apartamenti mori leje nga Bashkia për restaurimin e tij, por më pas ndryshoi projektin dhe nisi të bënte lokal duke shembur muret e brendshme dhe kolonat.
Pasojat e këtij veprimi u shfaqën ne apartamentet e tjera të pallatit, të cilat pësuan plasaritje dhe pamjet e fokusuara nga kamera e A1 Report flasin qartë për gjendjen e këtij pallati.
Ndërkohë lidhur me këtë situatë reagoi edhe kreu i inspektoratit ndërtimor pranë bashkisë Lushnjë, Flamur Peqini, i cili pohoi se është pezulluar leja e ndërtimit.
Policia ndërkohë ka shpallur në kërkim pronarin e apartamentit dhe inxhinierin që mori përsipër rikonstruksionin.
Add new comment