Ndërtimi në sheshin e Korçës, PD: Interesa klienteliste të qeverisë.

Postuar në 08 Korrik, 2014 03:37

Partia Demokratike  ka denoncuar ndërtimin e një objekti në sheshin para teatrit Çajupi në Korçë.  Koordinatori për ndihmë ligjore, Ervin Salianji denoncoi këtë akt si një shprehje të interesave klienteliste të qeverisë dhe miqve të tyre në pushtetin lokal.

“Kjo që po ndodh sot këtu, në një prej 2 shesheve kryesore të qytetit, është simboli i vërtetë e kësaj qeverisje. Një qeverisje pa transparencë, pa llogaridhënie. Qytetarët e Korçës nuk e dinë se pse ka mbirë ky rrethim. Nuk ka asnjë tabelë se nga kush dhe çfarë është ky rrethim në mes të qytetit. Eshtë si të godasësh qytetin e Korçës në thelb të identitetit të tij. Ky është një nga dy sheshet kryesore të këtij qyteti. Partia Demokratike dënon këtë arrogancë dhe papërgjegjshmëri të strukturave qeveritare vendore dhe qendrore të cilat kanë të njëjtën mendësi dhe të njëjtin mentalitet në mënyrën e funksionimit të qeverisjes”, ka thënë Salianji. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.