Dhunuan e grabitën taksistin në Vlorë, arrestohen në Lushnjë.

Dy persona të armatosur kanë marrë peng një taksist, dhe pasi e kanë dhunuar i kanë marrë edhe makinën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 11:30 në fshatin Mifol të Vlorës. Grabitësit, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për vjedhje me armë, fillimisht nën kërcënimin e armësn e kanë shoqëruar taksistin në një zonë të errët, dhe pasi e kanë goditur me mjete të forta i kanë marrë sendet më vlerë, parata dhe makinën.
Drejtuesi i taksisë ka raportuar ngjarjen në polici, ndërsa mëngjesin e sotëm policia bëri të mundur edhe arrestimin e dy të rinjve.
Të arrestuarit janë Klajdi Kurti, nga fshati Luzmi të Dibrës i dënuar për vjedhje me armë, dhe Alfred Doku nga Fushë-Kruja.
Ndërkaq, policia sekuestroi edhe automjetin e vjedhur në Vlorë, në cilësinë e provës materiale.
Add new comment