Maminas, shoferi i dehur merr para dy policët rrugorë në motor.

Postuar në 13 Korrik, 2014 12:22

Një shofer në gjendje të dehur ka përplasur me automjet dy policë rrugorë të Tiranës, të cilët patrullonin me motorçikleta pranë zonës së Gjirit të Lalzit në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.
 
Aksidenti ndodhi rreth orës 17:15 të së dielës në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit. Dyshohet se parakalimi i gabuar i automjetit i ka prerë rrugën dy policëve rrugorë që ishin dy motorçikleta të veçanta, duke i përplasur ata, ndërsa makina ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.   

Efektivi rrugor Armando Vako, si pasojë e përplasjes nga automjeti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa efektivi tjetër, Adil Lushaj ka marrë dëmtime të lehta. Policia vuri në pranga drejtuesin e automjetit me targa AA 895 JI, Florian Farruku 23 vjeç, i cili pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi pozitiv. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.