Kurbin, hetimi për vjedhjet zbulon të kërkuarin për tentativë vrasje.

Hetimet për disa vjedhje në zonën e Kurbinit kanë zbuluar edhe të kërkuarin për tentativë vrasje. Gjatë hetimit, policia ka zbuluar dhjetë ngjarje të vjetra, kryesisht vjedhje, mes tyre edhe një tentative vrasje të ndodhur disa muaj më parë.
Policia ka arrestuar 40-vjeçarin Marjan Doli, autor të disa vjedhjeve, ndërsa ishte edhe person në kërkim për tentativën e vrasjes së Lek Gegës. Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë për motive personale.
Ndërkaq, gjatë kontrolleve të policisë janë zbuluar disa sende të vjedhura në banesën e Dolit.
Add new comment