300 ditë qeverisje, Rama: Sot çdo ministër raporton në publik.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit do të raportojnë sot për punën e bërë në 300 ditët e qeverisjes. Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama njofton se sot në orën 11:00 në Teatrin e Operas çdo ministër do të raportojë në me shifra dhe fakte punën e bërë gjatë këtyre 300 ditëve.
300 ditë qeverisje, Meta takon Ramën në kryeministri
Ora 10:30 Pak para nisjes së aktivitetit për prezantimin e rezultave të qeverisë në 300 ditë pushteti, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, pjesë e koalicionit qeverisës, Ilir Meta, takoi kreun e qeverisë Rama në ambjentet e kryeministrisë.
Te dielen e kaluar 9 ore mbledhje qeverie: Shtatori viti antikorrupsion
Fiks një javë më parë Rama mblodhi kabinetin e tij për të bërë analizën e punës.
Mbledhja e të dielës së kaluar ZGJATI mbi 9 orë. Përmes postimeve në rrjetet sociale Rama njoftoi se të dhënat e deritanishme janë shumë inkurajuese. Ndërkohë më vonë, vetë kryeministri Rama ka shruar se "në shtator do të nisë edhe viti anti-korrupsion”.
Add new comment