Librazhd, arrestohet mjeku, lëshoi 50 raporte për kemp.

Postuar në 14 Korrik, 2014 17:07

Policia e Elbasanit ka arrestuar një mjek 55-vjeçar në qytetin e Librazhdit pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Pas një pune hetimore gjatë operacionit “Kempi” në pranga ka përfunduar mjeku me iniciale A .D. 55 vjeç, lindur e banues në Librazhd.

Sipas policisë nëpërmjet shpërdorimit të detyrës ai  ka lëshuar mbi 50 raport analize fiktive me ane te cilave personat i përdornin për të përfituar kemp në rrethin e Librazhdit.

Hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.