“Santo” pa asnjë autor, drejt lirisë dy kushërinjtë nga Fushë-Kuqja.

Postuar në 14 Korrik, 2014 08:07

Prokuroria e kryeqytetit ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj dy kushërinjve Klodjan dhe Sajmir Gjozi nga Fushë-Kuqja të ndaluar si të dyshuar në atentatin ndaj bankierit Artan Santo në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Kërkesa është depozituar këtë të hënë dhe pritet që nesër Gjykata të shprehet me vendim, pasi të martën skadon dhe arresti me burg prej 15 ditë dhënë nga kjo gjykatë më 30 Qershor ndaj dy kushërinjve.

Hetimet për atentatin ndaj bankierit Santo mbeten ende të hapura, ndërsa për ngjarjen nuk ka ende asnjë autor konkret.

Dy të rinjtë nga Fushë-Kuqja e mohuan akuzën që në monetin e ndalimit të tyre, paçka se policia i sekuestroi një motor të ngjashëm me atë të përfshirë në atentatin ndaj Santos si dhe gjeti prani baruti në duart e të rinjve.

Por pas ekzaminimeve dhe provave të kushërinjve Gjozi, mbetjet e barutit rezultuan të ishin nga saldimi që dy të rinjtë po kryenin atë ditë në riparimin e tubacioneve të ujësjellësit të fshatit të tyre.

Santo u ekzekutua mëngjesin e 26 Qershorit me 6 plumba teksta ishte duke hyrë në selinë qëndrore të bankës që ai drejtonte prej vitesh në zonën e bllokut.

Policia bëri të ditur pas ngjarjes se atentatorët ishin dy persona të cilët të maskuar me skafandra dhe një motor tip Suzuki v-strom kishin ndjekur intinerarin e lëvizjes së Santos dhe e qëlluan atë me një pistoletë mulli, e cila nuk lë as gëzhoja në vendngjarje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.