Burri i sulet me thikë komshiut, familja e raporton për pengmarrje.

Postuar në 16 Korrik, 2014 01:37

Konflikti mes dy familjeve të një pallati në Tiranë ka alarmuar policinë e cila fillimisht u njoftua për një situatë pengmarrje. Kjo pasi nëna e njërës nga familjet, kishte njoftuar policinë dhe e kishte njoftuar se familjari i saj ishte marrë peng nga komshinjtë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në katin e 5 të një pallati pranë ish-fushës së Aviacionit, ku dy familje janë konfliktuar për motive të dobëta. Efektivët blu të mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe pas verifikimeve paraprake ka ndërhyrë në banesë, duke qartësuar kështu edhe situatën.

Si rezultat janë shoqëruar për në polici edhe shtetasit Erald Kofsha 26 vjeç dhe Ismail Gjineci 23 vjeç, ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një thikë, e cila ishte në pronësinë të 26 vjeçarit gjatë momentit të konfliktit mes tyre

Më herët u raportua se bëhet fjalë për një situatë pengmarrje brenda në banesë, çka edhe alarmoi policinë dhe solli në vendngjarje edhe negociatorët e RENEA-s. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ploltë të ngjarjes.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.