Kakavijë, gjirokastriti thyen traun e policisë greke, dyshohet për drogë

Postuar në 15 Korrik, 2014 14:21

Një makinë tip “fouristradë” ka mundur të kalojë në pikën kufitarë të Kakavijës pa iu nënshtruar kontrollit të policisë kufitare.

Drejtuesi i mjetit që mësohet së është nga qyteti i Gjirokastrës, ka kalur pa asnjë problem palën shqiptare, ndërsa kur ka shkuar tek pala greke ka debatuar me efektivin e Policisë Kufitare dhe më pas ka nisur makinën pa iu nënshtruar kontrolleve.

Policia greke është vënë mënjëherë në ndjekje të shtetasit shqiptar, teksa pak kilometra më larg është gjetur dhe mjeti i braktisur.

Sipas polcisë helene drejtuesi i mjetit dyshohet të ketë pasur lëndë narkotike në makinë, të cilën mund ta ketë hedhur gjatë ndjekjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.