Tiranë, mbahet peng një vajzë në banesë tek ish-fusha e Aviacionit

Postuar në 15 Korrik, 2014 14:23

- Një femër është marrë peng brenda banesës së saj nga një mashkull. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një pallat pranë ish-fushës së Aviacionit në Tiranë, ndërsa nuk dihet ende identiteti i vajzës së marrë peng si dhe i pengmarrësit.

Lajmi për pengmarrjen e vazjës është dhënë nga familjarët e saj të cilët kanë telefonuar policinë. Mësohet se vajza e marrë peng si dhe pengmarrësi ndodhen në banesë, ndërsa policia ka rrethuar ambjentin përreth. Ndërkaq pritet që në vendngjarje të mbërrijnë edhe negociatorët e RENEA-s.

Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se shkak për këtë situatë është bërë një konflikt i mundshëm mes pengmarrësit dhe familjarëve të vajzës. Ndërkohë nuk dihet nëse personi është i armatosur.

Efektivët blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe lirimin e vajzës së marrë peng. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.