S'ka më 45 minuta "liri", Didi u heq policëve pushimin e drekës

Një urdhër i lëshuar të hënën nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, u heq shërbimeve të policisë me uniformë, 45 minutat e pushimit gjatë 8-orarëshit të punës.
Pushimi që në zhargonin e shërbimeve policisë quhet “i drekës”, ka qenë i parashikuar në fakt në rregulloren e mëparshme, dhe parashikonte momentin kur shërbimet e policisë mund të konsumonin diçka për të ngrënë apo për nevoja të tjera.
Nuk dihet ende se cili ka qenë shqetësimi për nxjerrjen e këtij urdhëri, kur të gjitha shërbimet me uniforma në terren si patrullat e përgjithshme, ato rrugore dhe Shqiponjat një pjesë të madhe të vitit kalojnë në shërbime 12 orëshe dhe momenti Iipushimit konsiderohej i rëndësishëm për ta.
Madje kryepolici Didi ka ngarkuar Drejtorinë e Inspektimit për të verifikuar nëse ky urdhër zbatohet nga të gjithë efektivat në terren.
Urdhëri u është komunikuar drejtuesve të Komisariateve dhe njësive të policisë.
Add new comment