Krujë, arrestohen 2 persona për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje

Postuar në 24 Korrik, 2014 10:23

Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë dypersona për kultivimin e 1740 rrënjëve kanabis sativa, të cilat efektivët blu i asgjësuan me anë të djegies.Mësohetse në prangat e policisë ka rënë 27-vjeçari Lor Luka, dhe 34-vjeçari Altin Luka, që të dy banues në Bura Nikel të Krujës.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 27-vjeçarit Luka, janë sekuestruar dhe dy armë zjarri ‘model 56’, tip pushke 10-she.

Burime nga policia kanë bërë me dije se bimët narkotike ishin të kultivuara në dy parcela të ndryshme, 1490 rrënjë bime në fshatin Bura dhe 250 rrënjë në fshatin Brret të Krujës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.