Shpërthimi i bombulës së gazit shkrumbon apartamentin

Postuar në 24 Korrik, 2014 14:57

-Shpërthimi i një bombule gazi ka shkrumbuar mesditen e se ejntes një banesë në katin e katërt të një pallati në lagjën Rus të Shkodrës. Fatmirësisht nga shpërthimi i ndodhur në familjen e shtetasit Sabri Keqi nuk ka patur të lënduar.  Edhe pse në momentin e shpërthimit të bombulës të 5 pjestarët e familjes kanë qënë në banesë, ata kanë arritur të dalin në kohë duke mos marrë asnjë lëndim.

Flakët janë përhapur menjëherë dhe kanë shkrumbuar çdo gjë, duke mos lejuar familjarët e më pas zjarrfikësit qe të shpëtojnë orenditë shtëpiake. Ndërkohë në vendgjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëses si dhe efektivët e policisë të cilët kanë bërë të mundur evakuimin e 5 pjesëtarëve te familjes Keqi nga banesa dhe kanë lokalizuar flakët të cilat më pas janë shuar.

Sipas grupit hetimor shkak I zjarrit ka qënë shpërthimi I bombules së gazit në momentin që familjarët kanë tëntuar ta ndezin atë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.