Tentativë grabitje në Korçë, pronari përleshet me grabitësit

Një tentativë grabitjeje ka ndodhur në qytetin e Korçës. Dy persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në një argjendari në qendër të qytetit jug-lindor, ndërsa nuk kanë mundur të marrinë gjë. Ngjarja ka ndodhur në tek “Pedaonalja”, përballë Pallatit të Kulturës.
Një nga grabitësit ishte i armatosur me armë tip pistoletë ndërsa tjetri me armë tip automatik. Atja janë përleshur me pronarin e argjendarisë, Roland Topi, ndërsa njëri e nga grabitësit e ka qëlluar me qytën e automatikut.
Pas përleshjes grabitësit janë larguar me një automjet tip “Benz” dhe mendohet se janë larguar në drejtim të qytetit të Elbasanit.
Add new comment