Korçë, hetohet pronari italian, la 2 muaj pa paga punonjësit

Postuar në 31 Korrik, 2014 14:02

Policia e rrethit Korçë njofton nisjen e procedimit penal në gjendje të lirë për një shtetas italian, pronar i një firme veshjeje. U kallëzua nga 8 punëtorët e tij, me motivacionin mos shlyerjen e pagave prej dy muajsh.

Shtetasi italian me inicialet A. C është pronar i firmës së veshjeve “Center Line” në qytetin e Korçës.

Procedimi penal, në gjendje të lirë, nga ana e Policisë ndaj këtij shtetasi ka nisur pasi 8 shtetase që punonin në firmën e tij e akuzojnë se nuk u ka paguar hakun e punës së dy muajve (rreth 40.000 lekë të reja për secilën). 

Punonjesit qe kallezuan pronarin italian
K.H, 40 vjeç, 
M.R, 51 vjeç, 
V. B, 32 vjeç, 
M.P, 48 vjeç, 
Zh.N, 49 vjeç,
I. Gj, 53 vjeç, 
A.M, 53 vjeç 
I.L, 53 vjeç, të gjitha me banim në qytetin e Korçës

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.