Helmohen 10 studentë të Akademisë së Policisë, dyshohet nga ushqimi

Postuar në 05 Gusht, 2014 08:05

 Në orët e para të mëngjezit të kësaj të marte 10 studentë të Akademisë së Policisë janë dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv pasi kanë shfaqur komplikacione dhe shkak dyshohet të jetë helmimi nga ushqimi.

 

Lajmi konfirmohet dhe nga Akademia e Policisë, ku drejtues të saj thonë se pas mjekimit të marrë, 8 studentë janë rikthyer në akademi dhe 2 prej tyre janë shtruar për një mjekim më të specializuar.

 

Burime nga QSUT-ja bëjnë të ditur se paraprakisht dyshohet se studentët e Akademisë së Policisë janë helmuar nga ushqimi. 

 

Ndërkohë studentëve u janë bërë analizat nga Instituti i Shëndetit Publik, që pritet të përcaktojnë edhe shkakun përse studentët janë ndjerë keq.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.